Rrahmani: Allegri është person pozitiv, ndihemi të lirë të komunikojmë me të

21 Korrik 2026
13:39
Alfred Lleshi
back button

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, foli për “Sky” nga kampi stërvitor në Dimaro, ku skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Për ditët e para të përgatitjeve: “Po punojmë mirë, si me topin ashtu edhe pa të. Shpresojmë t’i zhvillojmë këto dy ndeshje në mënyrën më të mirë”.

Për Massimiliano Allegrin: “Është një person shumë pozitiv. Ndihemi të lirë të komunikojmë me të. Jo se me trajnerët e tjerë nuk ndodhte, por ky pozitivitet shihet menjëherë dhe na nevojitet”.

Për rikthimin e Rafa Marín dhe Marianucci nga huazimet: “Të dy janë të rinj dhe të fortë. Kanë luajtur mjaftueshëm sezonin e kaluar, sidomos Rafa Marín, i cili tregoi vlerat e tij”.

Për objektivat e Napolit tha: “Vetëm koha do të tregojë ku do të jemi. Objektivat tona janë në të tria drejtimet: kampionat, Champions League dhe kupë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit