Joan Laporta i përgjigjet Atletico Madrid për marrëveshjen me lojtarin Julian Alvarez dhe vendosi një afat, duke ushtruar presion mbi klubin dhe futbollistin argjentinas.
Presidenti i Barcelona iu përgjigj deklaratave të bëra nga Miguel Angel Gil Marin (CEO i Atletico), që pak ditë më parë dha se skuadra e Atletico Madrid “nuk dëshiron ta shesë atë, as për 150 ose 200 milionë euro“.
Kreu i klubit “blaugrana” donte të sqaronte se klubi katalanas tashmë e ka bërë lëvizjen e tij dhe se oferta e paraqitur ka një afat. “Unë respektoj mendimin e të gjithëve. E vetmja gjë që di është se ne bëmë një ofertë dhe ja ku është,” tha Laporta.
Presidenti i Barcelonës lëshoi një paralajmërim: “Në një moment, do të themi se marrëveshja ka mbaruar. Do të jetë deri në fund të korrikut“. Pra, Barça nuk ka ndërmend t’i zvarrisë negociatat për Julian Alvarez për një kohë të pacaktuar.
Për këtë arsye ka vendosur një afat kohor për një marrëveshje që, nëse arrihet, do të shihte Lamine Yamal dhe sulmuesin argjentinas, i cili shënoi 20 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, të bashkonin forcat.







