Transferimi i Bastonit te Real Madrid varet nga një… mbrojtës spanjoll

20 Korrik 2026
22:08
Telesport
back button

Real Madrid jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Alessandro Bastonit, por është i gatshëm shumë shpejt të nisë negociatat zyrtare me Interin.

Tashmë dihet që klubi zikaltër ka vendosur shifrën 70 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin italian.

Sipas Sky Sport, transferimi i Bastonit te Real Madrid varet nga Raul Asencio. Real Madridi do të bëjë një ofertë zyrtare vetëm nëse së pari gjen një klub të ri për Raul Asencion.

Vlera në treg e qendërmbrojtësit spanjoll sipas Transfermarkt është 20 milionë euro, deri tani përveç interesimit nga klubet e mëdha turke, nuk ka pasur pista konkrete për Raul Asencion.

Për Bastonin ka interes konkret edhe nga Al-Hilal, ku e kërkon ish-trajneri i tij, Simeone Inzaghi, por duket shumë i vështirë transferimi i italianit drejt Arabisë Saudite në këtë moment të karrierës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit