Zbulohet debati i zjarrtë mes Otamendi dhe Rodri në kaosin e fundit të finales Spanjë-Argjentinë

20 Korrik 2026
12:28
Alfred Lleshi
back button

“Fillo të flasësh më pak, shok, sepse keni kaluar gjithë javën duke qarë. Gjithë javën duke qarë. Ti dhe Laporte. Të dy. Nuk bëhet kështu”. “DAZN Spanja” publikoi një fragment videoje me titra, ku zbulohet ajo që Nicolás Otamendi i tha Rodrit pas vërshëllimës së fundit të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e fituar nga “La Roja” falë një goli të Ferran Torres në minutën e parë të pjesës së dytë të kohës shtesë.

Otamendi më pas vazhdoi: “E keni kaluar kohën duke qarë dhe duke u ankuar për arbitrat, shok. Nuk duhej të kishe folur para ndeshjes, e di? Nuk e pe çfarë thatë këtë javë? Nuk është mirë. Ankoheshit për arbitrat, shok”.

Rodri u përgjigj: “Për çfarë? Për çfarë? Çfarë thashë unë?” Më pas kërkoi respekt, por Otamendi iu kundërpërgjigj: “Unë tregoj respekt, por nuk duhet të flisje në atë mënyrë, e kupton?”

Në konferencën për shtyp, Rodri kishte deklaruar më parë: “Duhet të mos biem në provokime. Është një pjesë më shumë e futbollit. Do të shohim si do të zhvillohet loja. Nuk duhet, nëse ndodh, të biem në provokime”.

Ndërkohë, Aymeric Laporte kishte komentuar: “Në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë befasuar vërtet; ndërhyrje që kalojnë pa u vënë re. Sidomos me Argjentinën, një skuadër që i pëlqen të lërë gjurmë te kundërshtarët. Kjo nuk duhet të lejohet në futboll, veçanërisht në kompeticione të mëdha, sepse mund të të humbasë përqendrimin dhe të të zemërojë.

Është detyrë e arbitrit ta mbajë situatën nën kontroll, në mënyrë që ndeshja të mos përfundojë në kaos. Nëse lejohet që një ose dy lojtarë të sillen në këtë mënyrë, atëherë ndeshja shndërrohet në kaos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit