Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar, gjë që e tregoi më së miri edhe sezonin e fundit, Luis Enrique sërish ka kërkuar përforcime në merkato.
Deri tani, PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Ferran Torres. Heroi i finales së Botërorit, shihet si zëvendësuesi ideal i Gonçalo Ramos, i cilu u transferua te Milan.
Përveç Torres, PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale edhe me Yan Diomande, bën të ditur Fabrizio Romano. Anësori nga Bregu i Fildishtë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ndaj parizienët duan të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt.
Tani, vjen pjesa më e vështirë, të gjehet gjuha e përbashkët me Leipzig. Klubi gjerman pretendon mbi 120 milionë euro për Diomande, Barcelona pretendon 50-55 milionë euro për Torres.







