Tashmë edhe vetë Jurgen Klopp ka konfirmuar që ai do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë. Në një intervistë pak para finales së Kupës së Botës, Klopp konfirmoi se ka arritur marrëveshjen me Red Bull, ku mbante një post të rëndësishëm drejtues që pas largimit si trajner nga Liverpool dhe tani është gati të zyrtarizohet te katër herë kampionët e botës.
“Kam arritur një marrëveshje me Red Bull. Një marrëveshje shumë bujare. Nuk ka asgjë që mund ta pengojë”, tha Klopp. Ai gjithashtu foli edhe për kohën se kur do të vijë edhe zyrtarizimi si trajneri i ri i Gjermanisë.
“Kur të vijë koha, ne mund ta shpallim vetë dhe nuk do të kemi nevojë për të tjerë që janë gjithmonë shumë të shpejtë për të nxituar, Në fakt duhet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme. Idealisht”, shtoi Klopp.
Mediet gjemane zbulojnë se zyrtarizimi i Klopp do të bëhet të premten e ardhshme. 59-vjeçari do të firmosë për 4 vite.







