Serena Williams: Asnjëherë nuk luaj duke u përpjekur të frikësoj rivalet e mia

19 Dhjetor 2018
14:39
Telesport
back button

Shumë teniste deklarojnë se Serena Williams ka një sjellje prej të forti kur luan, por kjo deklaratë është kundërshtuar nga tenistja amerikane. Ajo shprehet se kurrë nuk ka luajtur me idenë që të trembë rivalet e saj. “As nuk përpiqem që ta bëj një gjë të tillë. Unë jam kjo që jam, nuk e di nëse sjellja ime në fushë “tremb” rivalet e mia apo jo”, u shpreh Serena Williams.

Unë jam një veterane në fushat e tenisit, kam fituar 23 grand slam, ndaj kam më shumë përvojë se shumë nga rivalet e mia. Por ashtu si 20 vite më parë, ruaj të njëjtin entuziazëm. Kush mendon se unë luaj duke frikësuar rivalet e mia gabon, tregon se nuk më njeh mirë dhe nuk më ka parë që nga debutimi e deri më sot. Unë kam ruajtur gjithnjë të njëjtën linjë”, tha tenistja amerikane.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit