​ Arsenal planifikon kthimin e bujshëm, gati oferta në janar

11 Tetor 2021
15:45
Denis Hakanaj
back button

Arsenal duket se do të bëjë një lëvizje surprizë për Alex Oxlade-Chamberlain.

Mesfushori, i cili mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë, është transferuar te Liverpool nga Arsenal në 2017-ën.

Oxlade-Chamberlain ka luajtur gjashtë sezone me Topçinjtë.

Sipas The Sun, Arsenal po mendojnë të bëjnë një lëvizje për 28-vjeçarin në janar, nëse do të ishte e mundur që lojtari do të huazohej ose të merrej për një çmim të ulët.

Mesfushori nuk po gjen shumë hapësira te Liverpool, ndërsa ish-shokët e tij të skuadrës dhe trajnerit Mikel Arteta besojnë se Oxlade-Chamberlain mund t’i japë më shumë cilësi dhe më shumë gola ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit