1.4 miliardë euro, zbulohet shuma e frikshme që refuzoi Lionel Messi

16 Qershor 2024
11:30
Denis Hakanaj
back button

Në qershor 2023, u njoftua se ndoshta futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të largohej nga Paris Saint-Germain pasi kishte kaluar dy vjet në klub.

Pavarësisht se kishte realizuar 21 gola dhe kishte dhënë 20 asiste në sezonin e tij të fundit për klubin francez, tifozët u kthyen kundër  argjentinasit, duke bërë që trajneri Christophe Galtier të njoftonte se klubi nuk do të vazhdonte kontratën e Messit.

Menjëherë filluan të qarkullojnë zërat se fituesi i Kupës së Botës do t’i bashkohej rivalit të tij afatgjatë, Cristiano Ronaldo, për të nënshkruar për një klub të Ligës Pro Saudite.

Në vend të kësaj, Messi zgjodhi të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me ekipin amerikan Inter Miami, klubi i Major League Soccer në pronësi të David Beckham.

Por tani është zbuluar se ofertë zyrtare e refuzuar nga Messi për t’u transferuar në Arabi ka qenë 1.4 miliardë euro.

Anmar Al Haili, presidenti i klubit të Pro Ligës Saudite Al Hilal zbuloi detajet e marrëveshjes, duke thënë: “Ne në fakt kontaktuam Messin kur kontrata e tij në Paris përfundoi.

“Ne i paraqitëm atij një ofertë prej 1.4 miliardë euro, por lojtari refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën.

“Ishte befasi sesi lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundur të bindte familjen e tij, por ai nuk hezitoi të refuzonte.

“Ne e respektojmë këtë, pasi familja është më e rëndësishme se paratë”.

Nëse Messi do ta kishte pranuar propozimin e Al Hilal, ai do të ishte ribashkuar edhe një herë me ish-shokun e skuadrës Neymar Jr, me të cilin ai luajti së bashku si te Barcelona ashtu edhe në Paris Saint-Germain.

Që nga kalimi tek Inter Miami, Messi-t i janë bashkuar edhe disa ish-shok të tjerë të skuadrës, duke përfshirë Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, me të cilët ai luajti gjatë 14 viteve të tij te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit