1 kundër 5, goli i parë i Mitaj në Arabi është fantastik (Video)

19 Tetor 2024
22:16
Denis Hakanaj
back button

Mario Mitaj ka gjetur golin e parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al Itihad, në ndeshjen ndaj Al Qadisija.

Mbrojtësi kuqezi e nisi takimin nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 35-të të pjesës së parë në vend të Kadesh, kur ndeshja ishte barazim 1-1.

Mitaj ishte protagonist në minutën e 81-të, duke gjetur rrjetën dhe duke çuar shifrat në 3-1.

SUPER GOLI I MITAJ – VIDEO

Shqiptari nuk u dorëzua edhe pse ishte i rrethuar nga pesë kundërshtarë, duke rifituar topin para se ta dërgonte në rrjetë. Një gol që vulosi fitoren e Al Itihad.

Golat e tjerë të skuadrës së Mitaj u shënuan nga Benzema në minutën e 7-të dhe Diabi në minutën e 68-të, ndërkohë që për miqtë shënoi Aubameyang në minutën e 20-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit