1 vit pa luajtur, shtyhet sërish rikthimi i tij te Real Madrid?! Arsyeja

25 Dhjetor 2024
19:28
Telesport
back button

Real Madrid priste që David Alaba të rikthehej të luante ne janar, por kjo gjë nuk duket e mundur, raporton Relevo. Mbrojtësi austriak ka mbushur një vit jashtë fushe për shkak të lëndimit në ligamente.

Por, Alaba tashmë ka filluar të rikthehet në stërvitje, mirëpo rikthimi në aksion nuk do të jetë i mundur në janar. Austriaku duhet të pres deri në muajin mars, pasi tashmë është vetëm në listat e stërvitjeve individuale.

Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë lojtarin, ndaj do të vazhdojë t’i jap kohë për t’u rikthyer. Alaba ka qenë jashtë fushës që nga dhjetori i vitit 2023, kur ai mori një lëndim në ndeshjen e La Ligës kundër Villarrealit. 32-vjeçari ka bërë 102 paraqitje për Real Madridin që kur iu bashkua klubit si lojtar i lirë në vitin 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit