Pep Guardiola i ka dhënë çdo anëtari të stafit të Manchester Cityt një bonus prej 10,000 £ për punën e tyre të vazhdueshme të palodhur.
Pas vitesh suksesi në Angli dhe Europë, Guardiola ka bërë një gjest vlerësimi për çdo anëtar të stafit që punon në kompleksin stërvitor të ekipit të parë te City-t.
Sipas një raporti nga The Times, midis 60 dhe 70 njerëz u befasuan me bonusin prej 10,000 £ nga shefi i Manchester City, duke përfshirë shefat e kuzhinës, recepsionistët, fizioterapistët, përgjegjësit e uniformave, baristat dhe stafin e sigurisë.
Gjatë tetë viteve të Guardiolas në Mançester, ai ka krijuar një ndjenjë bashkimi mes lojtarëve dhe stafit. Përveç bonusit të spanjollit, lojtarët kanë grumbulluar para në fund të çdo sezoni për stafin.
Pep është shprehur më parë se mjedisi pozitiv në të gjithë klubin ka qenë një faktor kyç në suksesin e tyre të vazhdueshëm.
Pas fitores së dy ndeshjeve të para në sezonin 2024-25 në Premier League, kampionët e Cityt do të rikthehet në kryeqytet të shtunën teksa do të përballen me West Hamin në Londron Stadium.