10 ditë për të bindur Nagelsmann, nis gara kundër kohës për yllin e Bayern

21 Korrik 2021
12:24
Denis Hakanaj
back button

Sipas Bild, mesfushori sulmues Mikael Cuisance, i tkhyer te Bayern Munich pas huazimit zhgënjyes te Marsielle, do të ketë dhjetë ditë në dispozicion për të bindur trajnerin Julian Nagelsmann që ta mbajë në ekip.

Megjithatë, gjithmonë sipas Bild, lojtari nuk po shkëlqen në stërvitje dhe duket se ka edhe një karakter të vështirë. Për momentin, për të interesohet vetëm Galatasaray, që nuk ka bërë akoma një ofertë zyrtare.

Cuisance, që shpreson akoma të bindë Nagelsmann, do të preferonte të luante në një nga 5 kampionatet kryesore të Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit