10 milionë për Juventusin, 6 milionë në vit për të; Mandzukic bëhet “sheik”

16 Shtator 2019
13:54
Alfred Lleshi
back button

Pasi filluan negociatat të premten, tani janë orët e fundit të arritjes së marrëveshjes. Mario Mandzukic pritet të lërë Juventusin dhe të transferohet në Katar. Kroati mbeti jashtë listës së Champions-it dhe planeve të trajnerit Sarri, ndaj duhet të gjejë një rrugëdalje për vijimin e karrierës.

Siç raportohet nga “Corriere di Torino”, në të vërtetë, negociatat kanë filluar me seriozitet, teksa një takim i gjatë është zhvilluar edhe të dielën në mbrëmje midis përfaqësuesve të Mandzukic dhe drejtuesve të Juves. Tri klube nga Katari ishin interesuar për Mandzukic, por vetëm Al-Gharafa ndërmori hapa vendimtarë, duke dërguar ofertë te bardhezinjtë. 

Klubi nga Katari ka ofruar 10 milionë euro për “Zonjën e Vjetër”, gjë që është pranuar menjëherë. Edhe vetë lojtari është gati të thotë “po”. Atij iu ofrua një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, me kohëzgjatje që nuk dihet ende. Nëse nuk do të ketë gjëra të paparashikueshme rrugës, marrëveshja mund të mbyllet brenda dy ditësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit