10 Olimpiada radhazi, një qitëse nga Gjeorgjia vendos rekordin e jashtëzakonshëm të Lojërave

18 Korrik 2024
10:02
Telesport
back button

Nino Salukvadze duket se nuk e vuan kalimin e kohës. Qitësja gjeorgjiane mori tëdrejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke u paraqitur kështu në Olimpiadën e dhjetë të karrierës së saj.

55-vjeçarja me origjinë nga Tbilisi iu bashkua kalorësit kanadez Ian Millar, që gjithashtu numëron 10 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Salukvadze e bëri debutimin e saj në garën me pesë unaza në Seul 1988, kur ajo ishte ende duke përfaqësuar Bashkimin Sovjetik.

Rekordi i Salukvadze është unik edhe për faktin se ajo merr pjesë në Lojërat Olimpike për të 10-tën herë radhazi. Në këtë event olimpik ajo ka fituar një medaljte të artë dhe një të argjendtë në debutimin e saj si dhe një të bronztë në Pekin 2008.

Në vitin 2016, Salukvadze vendosi edhe një tjetër rekord duke u bërë nëna e parë që mori pjesë në Lojërat Olimpike, në atë rast në Rio de Zhaneiro, së bashku me djalin e saj Tsotne Machavariani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit