10 skuadrat më të kushtueshme në Europë: Lista kryesohet nga pesë angleze

6 Shtator 2024
17:11
Telesport
back button

Merkatoja e verës mbaroi dhe është koha të bëjmë një llogari se cilat janë skuadrat më të kushtueshme në Europë. Shumat llogariten bazuar te sajti i specializuar i transferimeve, “Transfermarkt”.

E para në listë është Chelsea. E pritshme, kur mendon se londinezët kanë thuajse dy skuadra në përbërje, një gjë krejtësisht e pazakontë, por fakt prej dy vitesh. Skuadra aktualishtvlen 1,07 miliardë euro.

Në vend të dytë renditet Manchester United, me vlerë 910 milionë euro. Blerjet e merkatos së fundit e kanë shtuar tejmase vlerën e skuadrës së “Djajve të kuq”. Lista vijon me tri skuadra të tjera angleze, Manchester City (860 milionë euro), Arsenal (673 milionë euro) dhe Tottenham (664 milionë euro).

Pas skuadrave angleze, skuadra e gjashtë renditet Parisi me 651 milionë euro, ndjekur nga Liverpool (620 milionë euro), Real Madrid (607 milionë euro), Newcastle United (576 milionë euro) dhe Juventus (528 mln euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit