Ruben Amorim është trajneri i ri i Manchester United. Nuk ka më asnjë dilemë për strategun e ri të “Djajve të kuq”.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi anglez do të paguajë klauzolën 10 mln euro për teknikun, i cili aktualisht ka kontratë me Sportingun.
Me shkarkimin e Erik ten Hag, Amorim ka pranuar që në fillim propozimin e Manchester United. Endrra e tij është drejtimi i një skuadre me emër dhe po e realizon.
Zyrtarizimi i tij në “Old Trafford” pritet në fundjavë.