100 milionë euro për goditjen e madhe! Bayern ka 3 emra në listë, Kompany bën zgjedhjen personale

24 Dhjetor 2024
16:36
Telesport
back button

Bayern është i interesuar të investojë rreth 100 milionë euro për të transferuar lojtarin më të kërkuar në kampionatin gjerman, Florian Wirtz, i cili gjithashtu po ndiqet nga Real Madrid.

Bayer Leverkusen e ka bindur 21-vjeçarin të firmosë kontratë të re, por kjo nuk do të thotë se zbehen shanset e bavarezëve për blerjen e gjermanit.

Wirtz është vetëm objektivi i parë. I dyti në listën e rekordmenëve është Nico Williams, i preferuar shumë nga Max Eberl dhe Christoph Freund.

Ndryshe nga dyshja e mësipërme, trajneri Kompani pëlqen një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për Jamie Gittens, i cili shënuar 9 gola në 24 gola për Borussia Dortmund këtë sezon.

22-vjeçari është një nga lojtarët më premtues në futbollin gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit