Manchester City ka nevojë për një pasues të Kevin de Bruyne. Sipas Team Talk, citizens po përgatisin një ofertë prej 100 milionë eurosh për gjermanin Musiala.
Mesfushori gjerman ka edhe dy vite kontratë me bavarezët dhe deri tani ka refuzuar të rinovojë. Argumenti i tij: “Kam frikë se Bayern nuk është kompetitiv sa duhet në Champions League”.
Ka disa kohë që përflitet se De Bruyne po mendon një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite. Manchester United, Liverpool dhe Chelsea kanë gjithashtu interes për yllin Musiala.
Këtë sezon, deri tani Musiala numëron 3 gola dhe 3 asiste. Vlera e tij vetëm po rritet.