100 mln euro për një super star: Liverpool synon talentin e Gjermanisë

20 Shtator 2024
16:47
Telesport
back button

Arne Slot është më në fund në ditë të mira te Liverpool. Pas fitores 1-3 ndaj Milanit në Champions League, qetësia në “Anfield” është legjitime.

Trajneri i ri i skuadrës angleze ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tij të para dhe, me siguri, marrëdhëniet e tij me klubin janë të shkëlqyera.

Merkatoja e verës nuk ishte e bujshme për klubin e kuq. U ble vetëm Chiesa për 12,5 mln euro. Drejtuesit tashmë janë duke punuar për të bërë përforcime të reja dhe objektivat janë përcaktuar.

Football Insider raporton se lojtari që ka interesin e Liverpool është Jamal Musiala. 21-vjeçari ka më pak se dy vite të mbetura në kontratën e tij te Bayern dhe deri tani ka refuzuar rinovimin.

Problemi është vlera e gjermanit. Ai kushton 100-110 mln euro. Kjo shifër konsiderohet “pengesa” që duhet të kalojë Liverpool për të krijuar një skuadër që pretendon titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit