Liverpool duket se është gati të shpenzojë 91 milionë sterlina (rreth 110 milionë euro) për të siguruar shërbimet e Martin Zubimendi nga Sociedad dhe Milos Kerkez nga Bournemouth në merkaton e janarit.
Sipas TEAMtalk, Liverpool shpreson të bindë Zubimendin të transferohet në Premier League dhe duan të aktivizojnë klauzolën e tij prej 61 milionë eurosh.
Pengesa e madhe për skuadrën e Slot mund të jetë Real Madrid, gjithashtu i interesuar për mesfushorin.
Për sa i takon Kerkez, Liverpool e shikon mbrojtësin e majtë si zëvendësuesin perfekte të Andrew Robertson në të ardhmen.
Ata pritet të bëjnë një ofertë prej 40 milionë sterlinash (rreth 48 milionë euro) për 21-vjeçarin.