11 milionë euro në sezon, PSG e ka seriozisht për yllin e Serisë A

21 Qershor 2024
16:19
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain e ka seriozisht për Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas Corriere dello Sport, klubi francez do të ishte gati t’i ofronte sulmuesit të Napolit një kontratë 4-5 vjeçare me 11 milionë euro neto në sezon, por muri i napolitanëve duket shumë, shumë i vështirë për t’u kaluar.

Pronari De Laurentiis nuk tërhiqet, nuk lëkundet as përballë 110 milionëve të ofruara nga PSG.

Por tani trajneri Conte pret që të arrihet marrëveshja për rinovimin, sa më shpejt të jetë e mundur.

Në fakt, ka ende një distancë midis një kërkese që luhatet midis 6 dhe 7 milionë plus bonuse me një klauzolë të stilit Osimhen, dhe një propozim nga 4 deri në 5 milionë euro me bonuse pa klauzolë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit