11 vite më parë, kur CR7 prezantohej para 85 mijë tifozëve të Realit (detajet)

6 Korrik 2020
12:27
Alfred Lleshi
back button

Në të njëjtën ditë si sot, 6 korrik, por 11 vite më parë, në “Santiago Bernabeu” do të prezantohej ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo. Ai vinte nga Manchester United, me një Champions të fituar, për t’u bërë “mbreti” i të bardhëve në 9 vite të qëndrimit aty. Plot  85.000 tifozë e përcollën në stadium prezantimin e tij. Në këtë përvjetor ia vlen të rikujtojmë “plamaresin” e portugezit me fanellën e “Los Blancos”:

– 4 Liga Kampionesh
– 3 Botërorë për Klubet
– 3 Superkupa të Europës
– 2 tituj kampioni në La Liga
– 2 Kupa Mbreti
– 2 Superkupa të Spanjës
– 4 “Topa të Artë”
– 3 “Këpucë të Arta”
– 2 çmime “The Best FIFA”
– Golashënuesi më i mirë historik i klubit (450 gola në 438 ndeshje).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit