120′ betejë dhe penallti | Portieri Raya i dhuron Arsenali-t kualifikimin. Skuadra londineze rikthehet mes 8 më të mirave pas 14 vitesh (VIDEO)

12 Mars 2024
23:53
Telesport
back button

Arsenal rikthehet mes 8 mete mirave te Europes pas me shume se nje dekade. Pas një ndeshje gati te pafund ne Emirates mes Arsenal dhe Porto, ne fund feston skuadra e Arteta-s qe nga seria e penalltive arrin te kualifikohet mes 8 skuadrave me te mira te Europes. Per Porton gabuan Wendell dhe Galeno. Arsenali totalisht i sakte nga 11-te metrat. Pas 14 vitesh, Arsenali rikthehet ne fazen tjeter te eliminimit direkt.

Ndeshja – 90 minutat plus koha shtese nuk mjaftuan për të vendosur se kush mes Arsenalit dhe Portos do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Topçinjtë e drejtuar nga Mikel Arteta përfunduan kohën e rregullt 1-0 ne avantazh ndaj bardhebluve të Conceiçao, rezultat i njëjtë me ndeshjen e parë në favor të skuadrës portugeze. Goli i vetem i shenuar nga Trossard ne keto 90 minutat e rregullta.

PEPE SHPETON PORTON (VIDEO)

GOLI I TROSSARD – VIDEO

Arsenali e nisi fuqishëm në pjesën e dytë me dëshirën për të mbyllur sa më parë çështjen e kualifikimit. Në minutën e 58-të Rice merr një krosim nga Havertz dhe gjuan drejt portës, por mbrojtja portugeze mbyllet mirë dhe largon topin.

Katër minuta më vonë Havertz mer pasim nga White dhe kalon Diogo Costa i cili përplaset me Pepe. Odegaard realizon me porten e boshatisur. Megjithatë, goli u anulua nga arbitri francez Turpin, i cili sinjalizoi një faull nga sulmuesi ndaj mbrojtësit portugez. Vershellima ne “Emirates” dhe shume polemika…

ANULIMI I GOLIT – VIDEO

Topçinjtë sulmojnë plot forcë por ekspozohen ndaj kundërsulmeve të Portos. Nga njëra prej tyre, në minutën e 25-të, lind një mundësi e artë për Conceiçao, i cili megjithatë ndalet nga Raya.

Skuadra e Arteta-s nis sërish sulmin dhe i afrohet dyfishimit të epërsisë, fillimisht me Gabriel Jesus i ndaluar nga Diogo Costa dhe më pas me Odegaard që nuk përfiton. Pas 30 minutash shtese ku me shume nuk u luajt se sa u luajt (shkak edhe vonesat e Porto-s) ekipi portugez rezistoi ndaj presingut dhe trysnise se Arsenali-t qe nuk gjeti dot golin e fitores.

SERIA E PENALLTIVE – VIDEO

Seria e penalltive – Te penalltite, gjithcka nisi me golin e shenuar nga Odegaard, teksa me pas ishte Pepe ai qe barazoi shifrat perkohesisht. Per Arsenal shenoi me pas Havertz, teksa Wendell ishte i pafat duke goditur shtyllen dhe gjetur prekjen vendimtare gjithashtu te portierit Raya. Saka gjithashtu nuk gaboi perpara Diogo Costa, ndersa Grujic gjithashtu mposhti Raya me nje goditje te forte. Radhen e kishte Declan Rice per Arsenal-in dhe mesfushori e pati te lehte te shenonte me nje goditje te forte ne qender te portes. Me pas, Raya ben mrekulline duke ndalur edhe penalltine e Galeno-s dhe duke i dhene kualifikimin ekipit te tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit