15 milionë euro në sezon dhe 15 për firmën,  gati oferta që frikëson Barcelona-n dhe United

26 Nëntor 2021
17:09
Denis Hakanaj
back button

Newcastle e ka seriozisht për sulmuesin e Barcelona-s, Ousmane Dembele.

Kontrata aktuale e francezit me katalanasit skadon në fundin e sezonit dhe negociatat me klubin duket se janë ndalur.

Mundo Deportivo ka shkruar se Barcelona është shumë e shqetësuar se Dembele do të transferohet te Newcatsle, që i ka bërë një ofertë marramendëse.

Sipas së përditshmes spanjolle, anglezët i kanë ofruar lojtarit 15 milionë euro në sezon dhe 15 milionë euro si bonus për firmën në kontratë.

Kjo ofertë e ka bërë Newcastle skuadrën favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Në kontakt me Dembele është edhe Manchester United, që ka qenë shumë afër blerjes së tij para se të pësonte dëmtimin në gju me Francën në Europian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit