150 milionë sterlina, zbulohet oferta e çmendur për David Beckham

24 Tetor 2021
11:43
Denis Hakanaj
back button

David Beckham, imazhi i ri i Katar duke nisur nga Kupa e Botës e 2022-shit.

Sipas The Sun, ish-Spice Boy mund të jetë ambasadori i ri i vendit dhe do të fitojë 150 milionë sterlina.

E përditshmja angleze ka shpjeguar se presidenti i Inter Miami është zgjedhur si imazh për Botërorin e ardhshëm, por edhe për të përfaqësuar Katarin për 10 vitet e ardhshme.

Në fillimin e këtij muaji, ish-ylli i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG ka fluturuar në Doha për të shikuar strukturat që do të presin botërorin dhe kryesisht për të sqaruar disa pika para se të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Beckham, në fakt, ka qenë i shqetësuar për problemet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe ka zgjedhur ta vëzhgojë nga afër situatën. Një burim ka shpjeguar për The Sun:

“David beson se vullneti i Katar për të përqafuar progresin dhe botërorin, i pari që do të zhvillohet në botën arabe, mund të sjellin një ndryshim pozitiv. David ka shumë besim te aftësitë që ka futbollit për të kaluar diferencat, por ishte e rëndësishme që ta shihte progresin me sytë e tij”.

Për Beckham është gati një kontratë prej 15 milionë sterlinash në vit për dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit