Një gol i Stanisic në kohën shtesë i dha Bayer Leverkusen golin e barazimit 2-2 ndaj Romës në gjysmëfinalen e kthimit të Europa League. Për pasojë, skuadra gjermane mbetet ende e pamposhtur prej 49 ndeshjesh.
Barazim 12 çon “aspirinat” në finalen e Europa League, ku do të përballet në Dublin me Atalanta. Tashmë është bërë zakon që skuadra e trajnerit Xabi Alonso të shënojë në kohën shtesë.
Goli i mbrëmjes së djeshme është i 17-ti pas minutës së 90-të, pra në kohën shtesë. E dhënë kjo e frikshme për një skuadër që nuk dorëzohet kurrë, duke barazuar apo fituar ndeshje në minutat shtesë.
Duket se për ekipin e Leverkusen ndeshja nuk mbaron pa shënuar ata, duke qenë një skuadër që arrin të shënojë atëherë kur të tjerët nuk e presin. Dhe sezoni nuk ka përfunduar ende…