Real Madridi është tërhequr nga ndjekja e mbrojtësit të Tottenhamit, Cristian Romero.
Reali është i interesuar për ndërkombëtarin argjentinas, por jo me çmimin e kërkuar të Spurs.
TyC Sports thotë se Tottenham ka vendosur një çmim prej 175 milionë eurosh për kartonin e Romero-s.
Çmimi i kërkuar ka frikësuar Real Madridin, që nuk ka ndërmend të paguajë aq shumë për qendërmbrojtësin.
Argjentinasi ka një kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2027.