18 kartona të verdhë, dy të kuq dhe një sherr masiv në fund, kjo ndeshje hyn në historinë e Europianëve

27 Qershor 2024
13:30
Telesport
back button

Ndeshja e Euro 2024 mes Republikës Çeke dhe Turqisë, fituar 2-1 nga kjo e fundit në kohën shtesë, ishte një përballje spektakolare, por që dhuroi edhe shumë faulla. Në total, gjyqtari rumun Istvan Kovacs ka marrë 18 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.

Për pasojë, kjo sfidë ka hyrë në historinë e Kampionateve Europianë, si ajo me më shumë kartona të dhënë ndonjëherë. Një përballje që u mbyll me një përleshje në fushë mes turqve dhe çekëve menjëherë pas fishkëllimës së fundit.

Ndeshja, kushtëzuar nga dalja e shpejtë më të kuq e Barak për çekët, pas 20 minutash lojë, ishte nervoze dhe e ashpër që në minutat e para. Në fund, festimet e turqve në fushë u ndërprenë nga një sherr me disa lojtarë çekë, me këta të fundit që u eliminuan nga Euro 2024.

Gjyqtari dha një karton të dytë të kuq edhe për çekun Tomas Chory, i përfshirë në atë sherr së bashku me Tomas Soucek dhe Arda Guler (morën kartona të verdhë).

Kështu, me 18 kartona të verdhë dhe dy të kuq, ndeshja midis Turqisë dhe Republikës Çeke u bë ndeshja me numrin më të madh të kartonave të dhënë në një ndeshje të vetme në historinë e Kampionatit Europian.

Dy herë në Europianin e vitit 1996, një herë në atë të vitit 2000 dhe më pas në finalen e 2016-ës, janë nxjerrë deri në 10 kartonë të verdhë, por asnjëherë më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit