19-vjeçarja Swiatek triumfon në Romë, mposht në finalen çeken Pliskova

16 Maj 2021
19:23
Telesport
back button

Tenistja polake Iga Swiatek është shpallur fituese e turneut Masters të Romës, pas fitores 2-0 (6-0, 6-0) në finale ndaj çekes Karolina Pliskova. Ky është turneu i fundit i rëndësishëm i fushave me dhè në prag të grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris.

Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, fusha konfirmoi të kundërtën. Pliskova nuk arriti të fitojë asnjë “game” në këtë finale, duke qenë shumë larg pritshmërisë. Kjo është për meritë të 19-vjeçares polake Swiatek, që tregoi një formë të shkëlqyer, duke e merituar fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit