Sipas gjermanes Bild, Chelsea dhe Liverpool janë të interesuar për nënshkrimin e lojtarit të Anglisë U-21 Jamie Gittens, i cili luan për Borussia Dortmund.
Sulmuesi është edhe objektivi i Tottenham.
Gittens, 20 vjeç, aktualisht po shijon një sezon të rëndësishëm me Dortmundin. I riu anglez është produkt i akademisë së Manchester Cityt, por iu bashkua skuadrës gjermane në vitin 2020.
Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga në vitin 2022, duke shënuar golin e tij të parë disa muaj më vonë, por nuk luajti rregullisht me ekipin e parë.
Megjithatë, këtë sezon, 20-vjeçari është bërë lojtar i rregullt nën drejtimin e Nuri Sahin-it.
Ai e filloi këtë sezon në mënyrën e duhur, duke shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Dortmundit në kampionat ndaj Eintracht Frankfurt, dhe ka luajtur në të gjitha kampionatet për verdhezinjtë deri më tani.
Sulmuesi i ri ka treguar talentin e tij edhe në skenën më të madhe.
Ai shënoi një tjetër dygolësh kundër Club Brugge dhe dha një asist në fitoren 7-1 të Dortmund ndaj Celtic në Champions League.
Paraqitjet e fundit të lojtarit kanë tërhequr vëmendjen e Chelsea dhe Liverpool.
Sipas raportimeve, Dortmund-i është në dijeni të interesimit për lojtarin e tyre të ri, i cili ka një kontratë deri në vitin 2028.
Ata janë të gatshëm ta shesin atë, por vetëm për një shifër të madhe. Megjithatë, shuma e saktë nuk është përmendur ende.
Skuadra e Bundesliga-s ka një histori të shitjes së talenteve të rinj për shifra të mëdha.
Emra të njohur në vitet e fundit përfshijnë Christian Pulisic, Jude Bellingham, Ousmane Dembele, Erling Haaland, Jadon Sancho dhe Jamie Gittens mund të jetë talenti i radhës.
Chelsea ka investuar shumë në talentet e rinj dhe mund të vendosë të shtojë Gittens në radhët e tyre.
Liverpool po kërkon gjithashtu të forcojë sulmin me Mohamed Salah që mendohet se do të largohet nga klubi pas skadimin të kontratës së tij verën e ardhshme.