200 milionë euro, super marrëveshja i hap rrugën transferimit të Lewandowski-t te Barça

13 Maj 2022
14:08
Denis Hakanaj
back button

Arkat e Barcelona-s do të pasurohen me 200 milionë euro. Sipas Diario AS, katalansit kanë lajmëruar se janë afër shitjes së 49% të kompanisë Barca Licensing & Merchandising.

Kjo do të thotë se Barcelona do të jetë më pak e varur nga fondi CVC me të cilët po zhvillojnë aktualisht negociata. Lajmi është dhë nga 2playbook, që ka bërë se do të ketë ndryshime në bordin drejtues pas finalizimit të operacionit.

Bordi i ri do të jetë i përbërë nga presidenti Joan Laporta, Rafa Yuste, Ferran Olve, Julio Guiu, Sergi Ricart dhe Maribel Melandez.

Ky është një lajm i madh për Barcelona-n, që po përgatitet për një verë shumë të nxehtë në merkato. Katalanasit janë të vendosur të marrin emra të mëdhenj, me Robert Lewandowski që duket se është shumë afër zbarkimit në Camp Nou.

Transferimi i sulmuesit polak në Spanjë ishte vënë në dyshim për shkak të problemeve financiare të klubit spanjoll, por duket se ky nuk do të jetë më një problem për Joan Laporta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit