2020-ta viti i surprizave, Dana White jep detajet e rikthimit të Mayweather

4 Janar 2020
14:54
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Floyd Mayweather do të rikthehet të duelojë në vjeshtën e këtij viti. Boksieri i pamposhtur në ring, 50 fitore e 0 humbje, u tërhoq tri vite më parë, por ka vendosur të rikthehet sëish aktiv.

Dana White u shpreh se Mayweather do të duelojë ndaj një sportisti të arteve marciale mikse, pa bërë të ditur emrin e tij dhe datën e saktë të kësaj sfide. “Mendoj se gjatë pranverës do të takohem me Al Haymon, menaxherin e Floyd dhe do të bisedojmë për këtë rikthim”, tha Dana White.

Bëhet fjalë për një rikthim në vjeshtën e këtij viti. Floyd do të thotë shumë fitime për të dhe ne, ndaj do të organizojmë diçka të madhe”, u shpreh më tej presidenti i UFC-së. Këtë vit, Floyd Mayweather do të jetë 43-vjeç, por duket ende i etur për të lënë gjurmë në sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit