2022/23 mund të jetë sezoni i Haaland, ja avantazhi i madh që do të ketë norvegjezi

29 Prill 2022
15:44
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e futbollit. Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fundin e këtij sezoni.

Barcelona dhe Real Madrid janë vënë në lëvizje për lojtarin, por Manchester City duket se është skuadra ku do të transferohet verën e ardhshme Haaland.

Aftësia e norvegjezit për të shënuar gola nuk mund të vihet në diskutim. Dyshimet e vetme për të vijnë nga dëmtimet e shpeshta. Sulmuesi, në fakt, ka humbur një numër të madh ndeshjesh në këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Kjo ka ngritur dyshime në lidhje me sigurinë e investimit. Megjithatë, Haaland ka një as nën mëngë për sa i takon sezonit 2022/23, sipas Diario AS.

Një avantazh që ka lidhje me faktins e Norvegjia nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës. Kështu, ndërsa pjesa më e madhe e elitës së futbollit do të udhëtojë drejt Katarit në vapën sfilitëse të Lindjes së Mesme, Haaland do të pushojë dhe do të përgatitet për fazën vendimtare të sezonit.

Një aspekt shumë i rëndësishëm që mund ta ndihmojë Haaland në atë që do të jetë sezoni i parë vendimtar te skuadra që do të zgjedhë të shkojë.

Pritshmëria do të jetë shumë e madhe dhe ai do të dojë të shkëlqejë nga dita e parë tek e fundit, për të justifikuar shumë e majme që do të shpenzohet për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit