21-shi si numër fanelle dhe fati…; fakti shumë kurioz për djalin e Frenkie de Jong

5 Dhjetor 2023
12:00
Alfred Lleshi
back button

Të martën e kaluar, më 21 nëntor, lojtari i Barcelonës, ​​Frenkie de Jong dhe e fejuara e tij, Mikky Kiemeney, u bënë prindër për herë të parë. Megjithatë, vetëm të premten e 1 dhjetorit, çifti, tashmë nga qetësia e shtëpisë së tyre, ndanë foton e parë me të porsalindurin.

Një djalë, që kanë vendosur ta quajnë Miles, i cili ka lindur në orën 02:21 të mëngjesit. Për besimtarët e numerologjisë kjo me siguri ka një kuptim të veçantë. 21 nëntor, ora 02:21, pikërisht numri i fanellës që mesfushori holandez ka veshur gjatë gjithë karrierës së tij sportive.

Një “homazh” për gjyshin e tij të ndjerë, siç shpjegoi ai vetë në prezantimin si lojtar i ri i Barçës në janar 2019: “Kam sjellë të gjithë familjen në prezantimin tim në Barcelonë, me përjashtim të gjyshit tim Hans de Jong, babait të babait tim. Ai vdiq kur po festoja ditëlindjen time të 21-të.

Në mënyrë të pavetëdijshme është edhe një formë nderimi. Ai ishte tifoz i madh i futbollit. Më vjen keq që nuk mundi të ishte këtu dhe ta jetonte këtë përvojë, por gjithashtu jam më i lumtur që pjesa tjetër e familjes sime po merr pjesë”.

Horizontal

Futbollisti dhe biznesmenja u takuan kur ishin vetëm fëmijë dhe ndanin një tavolinë në shkollë. Në këtë dekadë së bashku ata janë kthyer, pa pasur nevojë për zhurmë e bujë, një nga çiftet më të konsoliduar të skenës sportive, në përgjithësi, dhe në botën e futbollit, në veçanti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit