21 tetor 2001, kur Milani i Terimit përmbyste Interin e Kuperit. Humbje që do të vendoste fatin e titullit (video)

21 Tetor 2024
8:36
Alfred Lleshi
back button

Më 21 tetor 2001, si sot 23 vite më parë, në “San Siro”, u zhvillua derbi i paharrueshëm i Madoninës. Nga njëra anë ishte Interi i Cuper-it, i pari në renditje dhe që do me çdo kusht synonte titullin, me Vierin dhe Ronaldon në skuadër, por jo të pranishëm në formacionin startues.

Përballë ishte Milani i Fatih Terimit, i cili do të qëndronte shumë pak në stolin e kuqezinjve. Ndeshja premtonte të ishte tejet e ndezur nisur nga përballja pararendëse mes dy skuadrave, e mbyllur 6-0. Pra, Interi priste hakmarrjen, që do të konsumohej e ftohtë, por që në realitet nuk do të vinte kurrë. Interi dukej i pamposhtur, luhej derbi numër 250 i Madoninës.

Milani rreshtohej me një mbrojtje me tre lojtarë, me Kaladze që vepronte si mesfushor, duke vuajtur shumë nga Ventola dhe Kallon. Guly do t’i zhbllokonte shifrat e bardha. Në pjesën e dytë Terim do të ndryshonte dhe poziciononte në krah Contra.

Falë kësaj, Milani arriti të rikuperonte topin dhe lojën. Shevchenko shënonte golin e barazimit. Contra do të shënoi po kështu me një goditje nga distanca. Rumuni ishte sërish i zoti për të qenë protagonist me një krosim për Inzaghin, që shënonte golin e tretë kuqezi.

Plotësimi i “pokerit” i takonte Serginho, ndërsa Kallon shënonte për rezultatin final 2-4. Një disfatë që do të rëndonte jashtëzakonisht shumë në “ekonominë” e kampionatit, duke pasur parasysh atë që ndodhi më 5 maj 2002.

Skeda e ndeshjes
Interi (4-4-2): Toldo, Vivas, Cordoba, Materazzi, Georgatos (75′ Okan), J.Zanetti, Seedorf, Di Biagio (69′ C.Zanetti), Guglielminpietro, Kallon, Ventola (66′ Adriano). Trajner: Cuper
Milani (4-3-1-2): Abbiati, Costacurta, Laursen, Maldini, Gattuso, Kaladze, Albertini (46′ Contra), Serginho, Rui Costa (80′ Brocchi), Inzaghi (66′ Donati), Shevchenko. Trajner: Terim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit