22.5 milionë euro në sezon apo Botërorin? Dilema “hamletiane” e David Alaba kalon nga… gjigandët turq

4 Shtator 2025
10:38
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e David Alaba te Real Madridi mbetet e pasigurt, ndërsa vazhdojnë thashethemet për një transferim të tij të mundshëm në Turqi. Fenerbahçe dhe Besiktas kanë shprehur interes për kapitenin 33-vjeçar të Austrisë, duke synuar ta marrin në Stamboll para 12 shtatorit, fundi i merkatos turke.

Operacioni mund të bëhet me blerje të përballueshme, ose huazim. Për madrilenët, një shitje e tillë do të kishte peshë, pasi Alaba fiton rreth 22.5 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri më 2026. Alaba dëshiron të respektojë marrëveshjen me Real Madridin dhe të rikthehet në formacion.

Aktualisht, me Xabi Alonso në pankinë, austriaku nuk ka luajtur asnjë minutë në tri ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri, gjë që e bën situatën delikate, sidomos para Botërorit 2026. Ndërkohë, Fenerbahçe dhe Besiktas e kërkojnë si lider për mbrojtjet e tyre, pas ndryshimeve në stafet teknike dhe investimeve të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit