2,31 miliardë euro: Premier League investon sa 3 liga europiane! E dyta renditet Serie A

1 Shtator 2024
12:22
Telesport
back button

Në dy dekadat e fundit, diferenca e Premier League me kampionatet e tjera europiane është jashtëzakonisht e thellë. Edhe pse skuadrat angleze nuk kanë dominuar në Champions League, ishulli vijon të jetë superfuqia e futbollit kontinental kur krahasohet me kampionatet e tjera.

Këtë merkato vere, klubet e Premier League kanë shpenzuar më shumë se tri liga së bashku (Ligue 1, Bundesliga dhe Serie A), gjithsej 2,31 miliardë euro. Diferenca e kampionatit anglez me vendin e dytë është më shumë se dyfishi.

E dyta në listë është Serie A, ku janë shpenzuar gjithsej 1 miliardë euro. Vendin e tretë e merr Ligue 1 me 700 mln euro, ndjekur nga Bundesliga (596 mln euro) dhe La Liga (555 mln euro). Pra, është e dukshme se supremacia ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar vështirë se mund të thyhet, të paktën në këtë dekadë.

Transferimet më të bujshme, megjithatë, kanë ndodhur në La Liga, aty ku Real Madrid ka transferuar (me parametra zero) yllin Kylian Mbappe, kurse Atletico Madrid argjentinasin Julian Alvarez. Kjo, padiskutim, nuk do të thotë se Champions League do të përcaktohet nga merkatoja, por marketingu dhe financat flasin kryesisht anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit