24 milionë euro në sezon, Bayern ka gati ofertën e çmendur për të nxjerrë jashtë loje Barçën dhe PSG-në

17 Mars 2022
14:57
Denis Hakanaj
back button

Në shtëpinë e Bayern Munich është në qendër të vëmendjes rinovimi i Robert Lewandowski-t, kontrata e të cilit skadon më qershorin e vitit 2023.

Sulmuesi polak ka përfunduar në shënjestrën e Paris Saint-Germain dhe Barcelona-s, me Real Madrid që është gati të hidhet në sulm në rast se do të dështojnë negociatat për Erling Haaland.

Për këto arsye, sipas Bild, klubi gjerman duket se është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një kontratë marramendëse.

Bëhet fjalë për 24 milionë euro në sezon deri në qershorin e 2025-ës, ose më saktë dy sezone të tjera bashkë me atë që, duke parë shifrat, ka qenë sulmuesi më i mirë i viteve të fundit.

Në këtë sezon, Lewandowski ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 36 ndeshjet e luajtura me Bayern Munich në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit