24 ndeshje radhazi pa fitore, ekipi i La Liga barazon rekordin negativ të historisë!

5 Dhjetor 2021
21:33
Telesport
back button

Tetë barazime, tetë humbje dhe 28 gola të pësuar… Situata e klubit Levante duket shqetësuese. E pozicionuar me vetëm 8 pikë në fund të tabelës së ligës elitare spanjolle, skuadra e Enis Bardhit vazhdon të regjistrojë një thatësirë rekord!

Në fakt, sipas faqes së specializuar Opta, Levante nuk fiton prej 24 ndeshjesh radhazi të La Liga-s (11 barazime dhe 13 humbje), duke barazuar serinë më të gjatë pa fitore nga një skuadër në këtë kompeticion, Sporting de Gijón në 1998 (4 barazime dhe 20 humbje). Vuajtje pafund dhe rekordi negativ afron…

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit