25 sekonda dhe BOOM! Goli i parë në Serie A nuk do të harrohet për skocezin (VIDEO)

4 Tetor 2024
19:14
Telesport
back button

Janë dashur vetëm 25 sekonda që Scott McTominay të gjejë golin e tij të parë në kampionat me fanelën e Napolit dhe e ka bërë në një stadium me emrin e legjendës Diego Armando Maradona ndaj ekipit të një futbollisti që në Premier ka lënë gjurmë si Fabregas, sot trajneri i Comos.

Ai kishte shënuar golin e parë me Napolin në Coppa Italia, por tani ka një shije tjetër.

GOLI VIDEO

Teksa Manchester United po kalon nje moment jo te lumtur, e njejta gje smund te thuhet per mesfushorin skocez te rritur te Akademia e Djajve te Kuq pasi ai bëri kalimin nga Old Trafford në Napoli në fund të muajit të kaluar, duke i dhënë fund qëndrimit 22-vjeçar me Djajtë e Kuq. Tani, 27-vjeçari ka nisur nje kapitull te ri me ekipin e Serie A.

Ai tha për Sky Sport kur mberriti ne Itali: “Ëndrra ime është të fitoj Scudetton me Napolin, të fitoj trofe dhe të jem i suksesshëm. Jam shumë krenar që jam këtu, kur kuptova se Napoli ishte i interesuar për mua, ndjeva zjarrin brenda.

Tifozët blu janë të çmendur, do të thoja më të mirët që kam parë ndonjëherë.

Shokët e skuadrës dhe Stafi teknik më ka bërë gjithashtu një mirëseardhje të veçantë: fakti që një trajner i kalibrit të [Antonio] Conte donte të më sillte në ekipin e tij më mbush me besim, dua t’i tregoj atij se mund t’i jap shumë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit