3 emra në listë: Bayern zgjodhi lojtarin e Interit si plan B në merkaton e verës

9 Shtator 2024
14:45
Telesport
back button

Merkatoja e verës ishte një mundësi e mirë, që Alphonso Davies të largohej pa pasoja të mëdha nga Bayern, duke qenë se kontrata e tij skadon pas një viti. Klubi bavarez mund të arkëtonte një shumë të konsiderueshme me shitjen e tij, duke shmangur largimin me parametra zero.

Kjo nuk ndodhi. Kanadezi preferoi të vijojë në Mynih, pavarësisht insistimit të Real Madridit për t’u transferuar në “Bernabeu”. Bayern, megjithatë, i kishte marrë masat.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se drejtuesit bavarezë kishin përgatitur tri emra në listë si pasues të mundshëm, nëse Davies do të kërkonte të largohej menjëherë. Një nga emrat, sipas gazetarit të njohur, ishte Federico Dimarco.

Mbrojtësi i Interit ka disa vite që është afirmuar si një nga anësorët më të mirë në Europë. Ai është konstant dhe është rritur shumë. Mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor, duke qenë se me sistemin e Interit (3-5-2) mbrojtësi i majtë është gjysmëmesfushor.

Nuk i dihet kurrë. Davies ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, kështu që Bayern mund t’i rikthehet pistës Dimarco.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit