Jasir Asani rikthehet në aksion! Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare sot shënoi tre gola, duke na bërë krenarë me performancën e tij në Champions League aziatike dhe me festën e tij me shqiponjë.
Ekipi i tij në Korenë e Jugut, Gwnagju, fitoi 7-3 ndaj japonezëve të Yokohama në ndeshjen debutuese të koreano-jugorëve në këtë kompeticion. Vlen të theksohet se Yokohama është skuadra e cila vjet shkoi deri në finale.
Asani shënoi që në nisje të lojës. 29-vjeçarit i mjaftuan dy minuta lojë për të gjetur rrjetën e parë, ndërkohë që dha edhe një asist. Vlerësimi pas ndeshjes? 9.9, që do të thotë performancë perfekte!
Ky është një kthim i madh për ekipin e Koresë së Jugut. Asani shënoi dy gola muajin e kaluar dhe u shpall lojtari më i mirë i Ligës koreano-jugore.