3 objektiva për krahët e sulmit, Milani projekton merkaton e janarit

11 Tetor 2024
19:02
Telesport
back button

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani ka interes për tre sulmues anësorë në merkaton e janarit.

Emri më i përmendur i momentit është ish-lojtari i Bolognas, Andreas Skov Olsen, aktualisht në Belgjikë me Club Brugge, ku ka shënuar 31 gola në kampionatin belg.

Anësori danez ka shënuar katër gola nga 10 ndeshjet e tij të para të sezonit 2024/2025. Opsioni i dytë mund të jetë anësori i PSV Eindhoven, Noa Lang.

25-vjeçari mund të jetë i disponueshëm për 15 milionë euro. Opsioni i tretë është Ismalia Sarr, i cili aktualisht luan te Crystal Palace dhe ka shifër të ngjashme me dy të lartpërmendurit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit