3 për 1, Barcelona e ka seriozisht për yllin e Premier League

27 Maj 2022
9:32
Denis Hakanaj
back button

Barcelona duket se do të jetë skuadra e ardhshme e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves, i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Katalanasit pritet të jenë shumë aktivë në merkaton e verës, me klubin që synon të kthehet protagonist në La Liga dhe Champions League sezonin e ardhshëm.

Një nga objektivat e klubit është pikërisht edhe ylli i Wolves, për të cilin duket se bluagranat janë të gatshëm të ofrojnë plot tre lojtarë për Neves. Nico Gonzalez, Mingueza dhe Riqui Puig janë lojtarët e përzgjedhur për të ulur çmimin e kartonit të Neves.

Pas pesë vitesh me klubin e Premier League, portugezi duket se do t’i thotë lamtumirë kampionatit anglez këtë verë. Në një intervistë emocionale të dhënë pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Liverpool-it, Neves ka pranuar se mund të largohet.

“Nëse do të largohem, do të jetë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, por ne kemi ëndrrat tona”, ka thënë Neves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit