30 milionë euro në sezon, zbulohet oferta marramendëse për yllin e Serisë A

29 Gusht 2024
14:53
Denis Hakanaj
back button

Victor Osimhen do të fitojë 30 milionë euro në sezon nëse pranon ofertën e bërë nga skuadra e Saudi pro League Al-Ahli.

Sipas Gianluca Di Marzio, një takim mes Al Ahli dhe përfaqësuesve të Osimhen do të zhvillohet shumë shpejt dhe se lojtari do të përfitojë 30 milionë euro në sezon për katër vite.

Ndërkohë, oferta për Napoli-n është 65 milionë euro për sulmuesin nigerian, i cili kërkohet edhe nga Chelsea. Pavarësisht përpjekjeve të londinezëve, Osimhen mund të transferohet në Arabi në ditët e ardhshme.

Osimhen, i cili ka një kontratë me Napoli-n deri në 2026-ën, ka shënuar 76 gola në 133 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me klubin italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit