3000 mijë euro nata, Real nuk kursehet para finales së Champions-it

20 Maj 2022
13:45
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka zgjedhur të qëndrojë në një kështjellë para finales së Champions League që Los Blancos do të luajnë 28 majin e ardhshëm kundër Liverpool-it.

Siç ka bërë të ditur Corriere.it, Real Madrid ka zgjedhur një rezidencë luksoze brenda parkut natyror të Oyse Pays de France ku ndodhet hoteli me pesë yje Auberge du Jeu de Paume.

Los Blancos nuk janë kursyer duke zgjedhur një vend ku një dhomë kushton 3000 euro nata. Struktura ka pishina dhe sauna të rrethuara nga me një zonë natyrale prej 8 mije hektarësh.

Është i pranishëm edhe një fushë golfi që mund të përdoret për t’u çlodhur para finales së madhe. Të shohim nëse zgjedhja e bërë nga Real do t’i dhurojë pushim dhe përqendrim lojtarëve për të fituar trofeun e radhës të historisë madhështore të klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit