35-vjeçari Sommer, “mbreti” i portave të pastra. Askush më mirë se ai në Champions, që kur iu bashkua Interit

6 Nëntor 2024
11:17
Alfred Lleshi
back button

Në moshën 35-vjeçare, Yann Sommer po dëshmon se është ende portier i nivelit të lartë. Në ndeshjen kundër Venezia, të dielën e kaluar, ai bëri disa pritje të rëndësishme, veçanërisht ato ndaj Oristanio dhe Pohjanpalo. Një mënyrë për të shmangur edhe kritikat e shumta që ranë mbi të, pas 4 golave ​​të pësuar nga Juventusi.

Sommer-it “iu tërhoqën veshët” veçanërisht për golin e fundit, ai që e bëri rezultatin 4-4, ndaj kundër Venezia shpagoi veten dhe heshti kritikët. Numrat, për më tepër, janë në anën e tij: në 5 ndeshjet e fundit e ka mbajtur 4 herë portaën e pastër. Në këtë sezon nuk ka pësuar gol në 57% të ndeshjeve, duke e mbajtur portën të pastër në 8 raste nga 14 në total.

Ndërsa pret që mbrojtja zikaltër të gjejë performancë më lineare, për të reduktuar në minimum numrin e mundësive që iu lejohen kundërshtarëve, portieri helvet është ende duke e gdhendur hapësirën e tij në “kopertinë”, siç tregohet nga porta e pastër në tri radhazi të Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester City, Crvena Zvezda dhe Young Boys.

Duke e zgjeruar hapësirën e “lupës”, Sommer nuk ka pësuar gol në 7 nga 10 ndeshjet e tij europiane me Interin. Pra, me 70% të portave të pastra ai përfaqëson përqindjen më të mirë mes portierëve që kanë grumbulluar më shumë se 10 paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit