37 herë “kundër” Real Madridit, çfarë rekordi absolut i VAR-it në La Liga!

1 Shtator 2025
11:35
Alfred Lleshi
back button

VAR-i ka lënë gjurmë të thella në La Liga. Sipas statistikave, Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga “video assistant referee”, plot 37 të tillë. Një makth i vërtetë.

Pas “Los Blancos” renditen: Villarreal me 20 gola, Sevilla me 19 gola dhe Atlético Madridi me 18 gola të anuluar nga VAR-i. Në listë gjenden gjithashtu Celta (17), Real Sociedad (16) dhe Barcelona, Espanyol e Valencia me nga 14 gola të anuluar.

Ky bilanc tregon jo vetëm ndikimin e teknologjisë në futbollin modern, por edhe faktin se klubet më të mëdha shpesh janë më të ekspozuara ndaj situatave vendimtare, që rishihen me VAR.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit