4 gola në 21 minuta, Liverpool feston para kohe me United, Diallo befason “The Reds” në “Anfield”

5 Janar 2025
19:27
Telesport
back button

Liverpool – Manchester United u mbyll 2-2. “Të kuqtë” ishin shumë pranë fitores në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Premier League në “Anfield”, por dështuan në 10 minutat e fundit.

Skuadra e Arne Slot tregoi se e meritonin fitoren, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll në barazpeshë pa gola (por ndjeshëm me superioritet të plotë nga Liverpool).

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte thjesht spektakolare. Gjërat ndryshuan totalisht kur “Djajtë e kuq” shënuan të parët me mbrojtësin Martinez në të 52′.

Liverpool u kundërpërgjigj pas 7 minutash me sulmuesin Gakpo, duke treguar se United nuk mund ta përballonte dot presionin e skuadrës së Slot.

Në të 70′, me penallti, Mohamed Salah realizoi përmbysjen provizore duke lumturuar tifozët e kuq në “Anfield” me qetësinë e tij të jashtëzakonshme nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Manchester United reagoi në fund dhe ia doli të shënojë golin e barazimit me Diallo në minutën e 80-të, kur Liverpool as që e priste, pas disa aksionesh radhazi në zonën e “Djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit